Rreth Nesh

Villa Gjeçaj është një perlë e vendosur në zemër të luginës së Thethit

Villa Gjeçaj është një perlë e vendosur në zemër të luginës së Thethit, i famshëm për bukuritë e tij, vetëm 250 metra nga qendra e fshatit. Villa Gjecaj është frymëzuar nga traditat, nga peisazhi piktoresk përreth Parkut Kombëtar të Thethit dhe është e frymwzuar nga shpirti i inovacionit dhe përzemërsisë. Mes paqes dhe qetësisë së mjedisit, ajrit të pastër dhe bukurisë së paprekur, ku natyra zbulon elegancën e saj mahnitëse, ju keni mundësinë të shijoni një kuzhinë tradicionale me ushqime shtëpiake dhe dhoma të rehatshme për tu relaksuar.

Një ndërthurje e tipareve bashkëkohore dhe traditës

Ne kemi vazhduar të zhvillojmë konceptin tonë gjatë 14 viteve të fundit. Arkitektura e Villës Gjeçaj mbizotëron, në lidhje me ndërtesën konvencionale, duke sjellë karakteristikat më të mira të gdhendjes në gurë dhe dru të rajonit të Shalës. Falë punës së artizanëve lokal Villa Gjeçaj kombinon në mënyrë elegante teknikat e vjetra me stilin modern, të gjitha mund të shihen në detajet e dizajnit të secilës dhomë, në zonën e restorantit dhe muret e jashtme, dyert dhe dritaret e Vilës. Kompleksi ynë është i përbërë nga dy struktura akomoduese, kulla e vjetër, e cila ruan historinë familjare të Gjeçajve, të ndryshimeve për më shumë se nëntëdhjetë vjet, dhe rezidencën e ndërtuar gjatë vitit 2013.
0
Dhoma
0
Staf
0
Menu

Shtëpia jonë

Pse të zgjidhni Villa Gjecaj?

  • Vendodhje perfekte ne Theth
  • Kliente te kenaqur me sherbimet tona
  • Sherbim i pakrahasueshem
  • Dhoma te ngrohta dhe te rehatshme
  • Wifi Falas
  • Ushqim tradicional
Junior-Suite-with-Balcony-(4)
Villa-Gjecaj-Rooms-Gallery-28
Deluxe-Triple-Room-with-Balcony-(3)

Bujtina

Kulla e vjetër, një ndërtesë tradicionale prej guri nga 1922 me dysheme dhe tavane prej druri, e rinovuar gjatë pesë viteve të fundit me një ndërthurje të tipareve bashkëkohore dhe tradicionale. Tetë dhomat tona harmonike janë të mobiluara me mobilje druri me cilësi të lartë, të veshura me të bardha prej liri apo pambuku 100%, miqësore me ambjentin e me të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë një eksperience unike të atmosferës shtëpiake lokale dhe aromën e saj autentike. Kati përdhes i bujtinës përmban një zonë të rinovuar ngrënie me një kapacitet prej rreth 40 personash, një hapësirë mikpritëse me një fireplace në të dy skajet. Mobilje prej druri dhe drita të fshehta të harmonizuara që krijojnë një atmosferë të ngrohtë, ku mund të konsumoni një darkë të shijshme. Përbërësit lokalë dhe organikë së bashku me recetat tradicionale na lejojnë të sjellim për ju një përvojë ushqimore në mes të një peisazhi alpin të paprekur.

Rezidenca

Rezidenca është një strukturë akomodimi e ndërtuar brenda të njëjtit kompleks, një stil shtëpie me pesë dhoma të mobiluara në mënyrë bashkëkohore. Shumica e dhomave kanë një ballkon me pamje nga lugina. Dhoma dopjo/ dyshe dhe suita të vogla, të përshtatshme për çifte ose familje, me dekor modern të shtëpisë në fermë. Secila nga dhomat unike të Villa Gjeçaj është një vlerësim i natyrës dhe trashëgimisë kulturore të vetë zonës. Dhomat janë arreduar me materiale natyrore dhe mobilje druri, ashtu sikurse një pamje panoramike që të lë pa frymë të gjithë luginës, të maleve aty pranë dhe me tingullin e lumit në sfond.