Shtrohet me asfalt rruga Shkodër – Theth
Duke filluar nga vera e vitit 2021 rruga hyrese për në luginën e Thethit është asfaltuar teresisht në të gjithë gjatësinë e saj prej 76 km nga Shkodra në Theth. Rruga e cila kalon përmes fushave me levandë e sherebelë të Koplikut të sipërm, vazhdon për në lartësinë 1750 mt të Qafës së Thores, me rrugë gjarpëruese përmes luginës së Bogës, për të zbritur sërisht në 650 mt lartësi ku gjendet fshati i Thethit.
Tashme Thethi mund të arrihet edhe nga autoveturat e vogla e të ulëta, motorrat apo rulotat por jo nga autobusat 40-50 me vende ulëse.
Pas asfaltimit rruga është mbajtur e hapur nga Bashkia edhe gjatë periudhës së dimrit. Gjithsesi zinxhirët janë të domosdoshëm që ti keni në makinë në rast nevoje.
Për cdo pyetje shtesë mos hezitoni të na kontaktoni nga numrat e kontaktit.
Ne mund t’ju asistojmë në rezervimin e biletave te furgonit apo prenotimit të një transferte private me fuoristrade drejt Shkodrës apo aeroportit të Tiranës.