Mikepritesit

Tani jemi në gjeneratën e dytë të drejtimit të këtij biznesi të mikpritjes në bujtinën tonë ‘Villa Gjecaj’.

 

Pas 12 vitesh mikpritje nga prindrit Lula & Ndoc Gjecaj, të cilët e filluan në një mënyrë të thjeshtë me turistin e parë të huaj në Theth, duke ofruar së pari disa biskota dhe lëng frutash të freskët për t’u kthyer në vendin më tërheqës për të ngrënë në Theth. Nëse doni të hani diçka të mirë me gatime lokale “duhet të shkoni tek Lula” – sygjerojnë vet mysafirët e mëparshëm. Ata prodhojnë gjithçka që ju nevojitet në kuzhinë nga ferma e tyre e vogël. Sot, Lula dhe Ndoc nuk kanë më të njëjtën forcë edhe pse përkushtimi i tyre për punën nuk ka ndryshuar.

 

Brezi i ri – Aida & Petrit Gjeçaj

Një cift me një vizion të qartë për të ardhmen e turizmit në Theth dhe veçanërisht të rritjes së agrobiznesit të tyre. Ata janë inovativë dhe fleksibël, që tregojnë mikpritje të shkëlqyeshme dhe të dobishme në çdo moment. Komunikimi është aftësia e tyre më e fortë që ata kanë. Petrit & Aida po rrisin dy vajza të bukura së bashku dhe ata shpresojnë të rriten më shumë. Në pesë vitet e fundit, ne kemi pasur një transferim të butë të detyrave dhe detyrimeve nga brezi i parë.