Villa Gjecaj, një bujtinë e vogël familjare e drejtuar nga familja. Ndërtesat tona pasqyrojnë historinë e saj të pasur brez pas brezi. Këto histori përfshijnë rezistencën gjatë regjimit komunist dhe sakrificat e mëdha për bukën e përditshme, dashuritë e madha, humbjet e dhimbshme dhe gratë e guximshme. Historia e godinës nuk mund të ndahet nga historia e familjes Gjeçaj. E kaluara takohet me të ardhmen në hotelin tonë tradicional të drejtuar nga familja. Pushimet në Luginën e Thethit përfshijnë gjithmonë diçka që të kthen prapa në kohë – pa u shkëputur kurrë nga komoditeti i botës sonë bashkëkohore. Do të dëshironit të na shoqëronit teksa bëjmë një kalim në linjën historike të kujtesës?
Kulla e Ded Ndre Markut – Gjeçaj
“Ded Ndre Marku i Gjeçajve do të ishte krenarë se si e kemi rritur kullën e tij sot”
1922
Stërgjyshi ynë Ndre Marku e ndërtoi këtë ndërtese alpine njëkateshe si strehë për bagatitë, e vendosur në mes te fushave pjellore të Gjeçajve, mu ne qender te luginës së Thethit. Gjatë ndertimit te kasolles Ndreu vendosi në një prej qosheve të shtëpisë një gurë me forme të veçantë, atë të gjirit të një femre të skalitur nga vetë natyra, si kujtim për të birin Dedën që u rrit jetim pa motër apo vëlla tjetër pasi e humbi nënën në lindje.
1958
Centralizimi i gjitha pronave private në duart e shtetit, gjatë regjimit Komunist, në të ashtëquajturën Kooperativa Bujqësore bëri që gjyshi, Ded Ndre Gjeçaj të bëntë një marrëveshje me zyrtarët lokal që ai do i dorëzonte të gjitha tokat ne disponim të koperativës, me kushtin e vetëm që kasollja e bagëtive t’i jepej familjes si ndërtese per banim. Këtë kerkes Deda e bëri sepse donte të mbronte tokën e tij nga kolektivizimi dhe ta bënte një streh për tre djemt e tij në rritje.
1959
Ndërtimi i vatrës familjare me zgjerimin dhe ngritjen e një kati shtesë banimi i mjaftueshem për familjen e re të Dedës me tre djem tashme Marku – Ndoci dhe Gjoni.
1986
Pas marteses së vëllezërve dhe ndarjes mes tyre shtëpia u bë pronë e Ndocit me familjen e tij dhe prinderve të tyre Dedës dhe Lulës.
1992
Me rënien e regjimit totalitar Komunist në Shqipëri dhe rikthimin e tokave e të prones private u bë e mundur që gjithësecili të zhvillontë pronën e tij private të trashëguar nga të parët.
2006
Në Theth vijnë turistët e parë të huaj, Çek e Polak, Anglez e Gjerman, dhe kulla e Ded Ndre Gjeçaj hap dyert për të mikëpritur turistët e parë në kushte minimale të mikëpritjes “Buk e krip e zemër të bardhë”.
Jemi tashmë në brezin e tretë të banimit në këtë kullë, pas Ndre Markut e të birit Dedës, tani rradhën e ka biri i Dedës, Ndoci, me familjen e tij për të mikëpritur miq e dashamirë.
2008
Me punën e vështirë, ditët e gjata dhe intensive të kujdesit për mysafirët dhe vitet e kursimit, shtëpia e vogël e miqve u rrit në madhësi me kalimin e çdo viti, duke permiresuar vit pas viti standartin dhe facilitetet per ta kthyer atë nga një shtëpi në një bujtinë.
2013
Në pranverë të këtij viti u shtuan dy sera me financimin e MADA-s (Agjensia për Zhvillimin e Zonave Malore) për prodhimin e perimeve në një kohë më të hershmë sesa sezoni i zakonshëm, gjë që i siguronte një produkt lokal turistëve të bujtinës.
Gjithashtu filloi ndertimi i nje godine shtesë me 5 dhoma standarti si strukturë akomoduese.
2013
Në Nëntor të këtij viti u martua Petriti me Aidën, djali i vetëm i Ndocit, duke krijuar kështu gjeneratën e katërt të familjes Gjeçaj. Një djalë me një vizion të qartë për të ardhmen dhe zhvillimin e pronës së familjes.
2014
Në ketë vit filloi operimin ‘Shpia e Re’ e cila përbën hapin tjetër të kapërcimit në cilësi e rritje të kapaciteteve pritëse, me 5 dhoma dopjo me ballkone, banjo brenda në dhomë, e facilitete të tjera që ishin ‘avangarde’ për zonën, por jo për botën, për ato vende nga vinin turistët.
2016
Duke qënë se kulla ishte shum e vogël Ndoci me të birin Petritin vendosën ta rikonstruktojnë me ndihmën e një studio arkitekture e cila e kishte fokusin tek ndertimet ekologjike “ecodesign.com.al” duke i shtuar edhe një kat banimi me frëngji të dala në fasadë sipas traditës e stilit të kullave të vjetra të malsisë së veriut duke e mbuluar me rrasa druri sipas traditës së shtëpive në malësitë e veriut.
Një rindërtim ekologjik i gjithi me dru, nga catia tek tavanet e dyshemeve. Nderthurja me materiale te tjera ekologjike të lehta e me sisteme të rinovuara të elektrifikimit dhe ngrohjes që ishin të domosdoshme sërisht për të bërë hapin e rradhës të kapërcimit në rritjen e biznesit. Tashme kulla disponon 12 dhoma nga të cilat vetëm 8 për mikëpritjen e turistëve.
2017
Këtë vit ishte rradha e rinovimit të hapësirës së restorantit indoor duke qënë se ishte e papërballueshme ekonomikisht për ne që ti kryenim gjitha investimet njeherësh. Mysafirët tanë janë të gatshëm për një hapësirë ngrënieje të pazakontë. Dhoma e re e ngrënies është një triumf i dritës, ndërthurjes së gurit e drurit, ngjyrës dhe atmosferës.
2018
U sistemuan ambjentet rrethuese të pronës me kalldrëme guri duke sistemuar ambjentet e përbashkëta dhe krijuar një Outdoor Restaurant me tavolina druri për jashtë dhe ndriçimin e duhur.
2020
Për të ruajtur shëndetin e prindërve tanë, Ndocit e Lulës, që banojnë aty gjatë gjithë kohës, si në dimër dhe në verë, u vendos bashkarisht që struktura mos ti hapte dyert e saj gjatë këtij sezoni.
Sot
Ne duam të jemi mikëpritës, e duam hotelin tonë të vogël dhe punojmë për të nderuar emrin e të parëve tanë dhe lënë një gjurmë në mikpritjen lokale si promotorë të standartit dhe cilesisë në zonë e duke ecur me hapin e kohës. Dhe kjo është mënyra se si duam të vazhdojmë..
Ëndrra vazhdon!..”