Vendndodhja dhe udhëzimet
SI TË ARRISH VILLA GJEÇAJ
Nëse keni rezervuar tashmë strehim në bujtinën tonë, duhet të mendoni të arrini këtu!
Villa Gjeçaj është vendosur në qendër të Thethit, vetëm 300 mt në të majtë të urës kryesore dhe të vetmen mbi lumin e Thethit. Ura është pika e hyrjes në qender te luginës.
Bujtina jonë është e vendosur mbi kodrën përballë, pikërisht para jush nëse shikoni lart kur jeni mbi urë. Kthehuni 300 mt majtas dhe më pas do të takoni një tabelë tjetër orientuese dhe hyrjen në një rrugice të shkurtër 50 mt.
Parku Kombëtar i Thethit është i vendosur 72 km në veri të Shkodrës, rreth dy orë udhëtim me makinë përmes itinerarit Koplik – Bogë – Theth në një rrugë totalisht të asfaltuar tashmë.
Nëse keni veturën tuaj, thjesht mund të kërkoni Villa Gjecaj në googlemap.com dhe do merrni orientimet e sakta deri në derë të bujtinës tonë.
E dinit se?
Tashmë rruga e Thethit është totalisht e asfaltuar.
Mund të arrihet me cdolloj automjeti.
Liqeni i Komanit nuk është përgjatë rrugës për në Theth (në të vërtetë, është rrugës për në luginën e Valbonës).
Minibusat për në Theth nisen kryesisht nga qëndra përpara hotel Rozafa, rreth orës 06.30-07.00 am;
Nuk ka asnjë linjë direkte me autobus / furgon nga Tirana në Theth.
Furgonat niset vetëm një herë në ditë, rreth 07.00 të mëngjesit nga Shkodra dhe 12.00 të paradites nga Thethi.
Nuk ka tranport tjetër fiks pas ketyre orareve përveçse i rezervuar privatisht.
Ju mund të arrini në Theth përmes ecjeve e kalimeve malore nga Valbona, Lepusha, apo Vuthajt.
Ju mund të arrini aeroportin e Podgoricës në rreth 3.5 orë me makinë nga Thethi.
Ju mund të rezervoni një transferte private me një shofer për tek/ nga Villa Gjecaj në çdo kohë drejt Shkodrës apo ndonjë destinacioni tjetër.
Marrja / Dergimi në ndonjërin prej aeroporteve mund të organizohet sipas kërkesës.
Ju mund të rezervoni me ne një tur të personalizuar sipas kërkesës tuaj.
Na bëni një pyetje këtu këtu
PIKAT HYRËSE KUFITARE, LIDHJET DHE ITINERARET
- Hani i Hotit (Mali i Zi) – Shkodër – Theth.
- Qafë Morine (Kosovë) – Kukes – Milot – Shkoder – Theth.
- Qafë Prush (Kosovë) – Tropoje – Qafe Mali – Vau Dejes – Shkoder – Theth.
- Qafë Prush (Kosovë) – Tropojë – Koman (duke udhëtuar me traget nëpër liqenin e Komanit) – Shkodër – Theth.
- Qafë Thane (Maqedoni) – Elbasan – Tirane – Shkoder – Theth
- Porti i Barit (Itali) – Durres – Tirane – Shkoder – Theth.
- Korfuz – Sarandë – Tiranë – Shkodër – Theth.
- Kakavije (Greqi) – Gjirokaster – Fier – Tirane – Shkoder – Theth.
- Kapshtice (Greqi) – Korce – Elbasan – Tirane – Shkoder – Theth.