Kerkese oferte per F.V. panele fotovoltaike

KERKESE PER OFERTE

“Furnizim dhe instalim i nje impianti fotovoltaik ne Villa Gjecaj Guesthouse & Restaurant”

INVESTITOR : Villa Gjecaj Guesthouse & Restaurant (NMV) – Aida Gjecaj

ADRESA:  P.F Theth, Shkoder (Parku Kombetar Alpe)

Villa gjecaj theth

Objekti i fteses per Oferte:

Furnizim dhe vendosje te paneleve fotovoltaike ne godinen e VILLA GJECAJ GUESTHOUSE & RESTAURANT ne        Qender Theth.

Afati i dorezimit te Ofertave:

7 Shkurt 2024

Menyra e dorezimit: elektronikisht, me email ne info@villagjecaj.com

Dokumente te skanuara sipas origjinalit me firme e vule, pervec atyre te gjeneruar me vule elektronike nga e-albania.

Pershkrimi:

Referuar Ligjit Nr.7/2017 “Per nxitjen e perdorimit te energjise nga burimet e erinovueshme” VKM Nr.3, date 20.06.2019 ”Per miratimin e procedures se lehtesuar te autorizmit per lidhjen ne sistemin e shperndarjes te objekteve te vogla te rinovueshme per veteprodhuesit e nergjise elektrike nga dielli”; Ligji Nr. 116/2016 “Per performancen e energjise se ndertesave” dhe Ligjit NR. 124/2015 “Per eficencen e energjise”; rritjes se cmimit te energjise si dhe problemeve permanente ne lidhje me energjine elektrike qe ka shoqeruar zonen e Thethit:

Villa Gjecaj Guesthouse & Restaurant (Aida Gjecaj) kerkon te aplikoje instalimin e e paneleve diellore per prodhimin e energjise elektrike per shfrytezimin vetjak nepermjet lidhjes ne rrjetin e TU me OSHEE (Grid connected) si dhe ndertimin e sistemit per akumulin e energjise (sistem hibrid)

Qellimi i ketij TOR eshte hartimi i kerkesave teknike te cilat do t’ju vihen ne dispozicion operatoreve te ndryshem ekonomik per te ofruar zgjidhjen teknike per furnizimin dhe instalimin e nje sistemi fotovoltaik “me celsa ne dore”, duke siguruar eficience maksimale, sigurine e investimit, perfitim ekonomik dhe cilesine ne sherbim.

INFORMACIONI PERGJITHSHEM.

Te dhenat e objektit:

  • Gjeresia gjeografike : 42.397298044055326
  • Gjatesia gjeografiek: 19.774359417467327
  • Orientimi: 174 ° , Azimuth -6°
  • Vendodhja: Parku Kombetar i Alpeve Shqiptare (AANP) Theth, Shale, 4027 Shkoder Qarku Shkoder
  • Siperfaqja neto e shfrytezueshme e Tarracers: rreth 150 m2
  • Fuqia e impiantit PV: ~ 30 kWp
  • Kapaciteti i sistemit të baterisë: 14.2 kWh

REFERENCA KRYESORE PER REALIZIMIN E IMPIANTIT FOTOVOLTAIKE

Panelet fotovoltaike duhet te jene te gjeneratës se fundit produkt 2022 me eficence mbi 20% te garantuara per 25 vjet (ne performance dhe produkt) dhe me performance degradimi jo me pak se 87.5 % mbas 25 Viteve. Teknologjia e celizave te modulit PV duhet te jete Shingled.

Inverterat solar nuk duhet te jen me kapacitete me te madha se 60 KW dhe jo me te ulet se 10 KW per njësi prodhuar ne Europe me servisim zyrtar ne Shqiperi per mirembajtjen. Kompania duhet te jete e autorizuar per kryerjen e servisimit dhe mirembajtjes ne territorin e Republikes se Shqiperise. IP65 për instalim të brendshëm dhe të jashtëm.

Inverteri duhet te jete hibrid, i cili do te përdoret për të kombinuar impiantin PV, baterinë e litiumit, ngarkesat dhe rrjetin e energjisë për të realizuar menaxhimin dhe shpërndarjen inteligjente të energjisë. Gjithashtu duhet te mundesoje inegrimin e gjeneratorit ne sistem.

Struktura montuese duhet te jete alumini me aksesor inoxi per te evituar korrozionin nder vite.

Impianti fotovoltaik duhet te shoqerohet me nje sistem monitorimi i cili ne cdo kohe duhet te tregoje energjine e prodhuar nga panelet. Energjia e prodhuar do duhet te akumulohet ne bateri per shfrytezimin ne rastet e shkeputjes se energjise  dhe te shkembehet me rrjetin per rastet kur prodhimi i energjise eshte me i larte se nevoja per konsum.

Kompania pjesëmarrëse duhet te jete e njohur zyrtarisht nga prodhuesit per njohjen zyrtare te garancise nga prodhuesit per produktet e e ofertuara!

Kompania pjesëmarrëse duhet te jete zyrtarisht e licencuar per fotovoltaiket nga ministria infrastrukturës dhe energjise me kategoritë projektim 10C si dhe zbatim NP10A per impjante fotovoltaiket!

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHEM LIGJOR:

Oferta duhet te shoqerohet me dokumentacionin e nevojshem ligjor, ekonomik si edhe nje prezantim te shkurter te kompanise. I detyrueshem eshte dokumentacioni si me poshte:

  • Ekstrakt historik nga QKB;
  • Kopje e NIPT-it;
  • Licensa per projektim dhe zbatim te paneleve/impianteve fotovoltaike nga Ministria e Infrastuktures (10C/NP10F);
  • CV te shoqerise per aktivitetin e saj qe nga data e themelimit, i cili duhet te jete jo me i shkurter se 10 vjecar;
  • Autorizim nga prodhuesi i paneleve dhe inverterave per shitje, instalim, mirembajtje dhe njohjen e garancive;
  • Kompania pjesëmarrëse duhet te dokumentojnë qe kan pasur eksperienca te mëparshme me impiante te fuqise se njejte.

 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHEM TEKNIK:

Kompania duhet te furnizoje/garantoje te pakten dokumentacionin e meposhtem:

  • Projekt i plote teknik mbi implementimin e paneleve fotovoltaike;
  • Raport i performances se paneleve dhe njekohesisht pritshmerite ne kursimin e energjise per te dy godinat;
  • Kompania pjesëmarrëse duhet te garantojë te paktën 2 vjet mbi performancen e prodhimit vjetor nëpërmjet palëve te treta (asiguracion per KWh/Vjetore ne favore te Ministrise se Brendshme per energjinë e munguar vjetore).
  • Garantimin per kryerjen e procedurave/lejeve te nevojshme me institucionet perkatese si Ministria e Infrastuktures,Bashkia, OSHEE, etj.
  • Skedat teknike te produkteve.
  • Afatet e ralizimit te impiantit PV

 

OFERTA EKONOMIKE:

Kompania duhet te respektoje formatin e kesaj Ftese per oferte ne kuotimin e kerkuar.

Vlefshmeria e OFERTES: Oferta juaj duhet te jete e vlefshme per nje periudhe te percaktuar jo me pak se 3 mujore.

  • Ne cmim duhet te perfshihet TVSH.
  • Ne oferte duhet te perfshihet garancia, afati i levrimit nga momenti i porosise dhe koha e instalimit.
  • Ne oferte duhet te perfshihet mirembajtja
  • Cmimi eshte perfundimtar per te gjithe kohen e kontrates dhe nuk mund te ndryshoje per asnje arsye.
  • Cdo kosto duhet te jete e perfshire ne cmim.